Aktualitet

Rama nis takimet në Prishtinë: Për fletë-rrufenë që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore

Rama nis takimet në Prishtinë: Për fletë-rrufenë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë dyditore në Kosovë, për t’u takuar me udhëheqësit e vendit, nga Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, si dhe liderët e partive në Kosovë. Vizita e tij nisi me Fatmir Limajn, kryetarin e Nismës Social-Demokrate.

Rama nis takimet në Prishtinë: Për fletë-rrufenë

Lidhur me vizitën në Kosovë, kryeministri Rama bëri një postim në Tëitter, ku shkroi se e mori këtë vendim për të mësuar më shumë për “flet-rrufenë e Speciales”.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë,e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, shkruan Rama.

Axhenda e kryeministrit Rama: 

Në orën 13:15 takim me Kryetarin e Nisma Social-Demokrate, Fatmir Limaj

Në orën 14:00 do të zhvillojë një drekë pune me Fatmir Limaj

Në orën 15:00 takim me Vjosa Osmanin, kryetare e Kuvendit

Në orën  16:00 takim me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti

Në orën 18:00 takim me kreun e PDK-së, Kadri Veseli

Në orën 18:50 takim me presidentin Hashim Thaçi

Ndërsa ditën e nesërme Rama do të takohet me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti. Pas takimeve, burimet për Report Tv konfirmojnë se Rama do të zhvillojë ditën e nesërme një konferencë për shtyp nga Kosova.