Aktualitet

Rama: Një operacion shpëtimi tejet i ndërlikuar, nesër sjellim 5 gra dhe 14 fëmijë nga Kampi Al-Hol

Rama: Një operacion shpëtimi tejet i ndërlikuar, nesër

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Liban për operacionin e shpëtimit dhe riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë në kampi Al-Hol në Siri. Nesër gratë dhe fëmijët do të sillen në Shqipëri.

Rama thotë se operacioni ishte shumë i ndërlikuar dhe u krye falë ndihmës së gjeneralit Abass Ibrahim. Rama shoqërohen edhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe

5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”, shkruan Rama.

Do të kthehen në Shqipëri:

B.K nga Tirana me 5 fëmijë.

E.V nga Dibra me 4 fëmijë.

L.K nga Tirana me 2 fëmijë

K.Z nga Tirana me 3 fëmijë

I. B nga Librazhdi