Aktualitet

Rama nuk do të kandidojë në Durrës, por në Vlorë: Mos hapni llafe

Rama nuk do të kandidojë në Durrës, por në Vlorë:

Edi Rama do të kandidojë në Vlorë! Pak javë pas raportimeve në media se në zgjedhjet e 2021-shit kryeministri Rama do të kandidonte në Durrës, kreu i qeverisë reagoi për herë të parë nga Vlora, ku hodhi poshtë aludimet. Ai u shpreh se do të vazhdojë të kandidojë në qytetin bregdetar, ndërsa përmendi si arsye lidhjen e tij me Vlorën nga historia e familjes dhe dashuria për bukurin që ka.

“Mos hapni llafe që unë s’do jem në Vlorë. Do thoni nuk i hapëm i dëgjuam. Bëni kujdes nga çfarë dëgjoni se çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Unë në Vlorë kam qenë dhe para se të bëhesha kryetar i PS-së, kam qenë dhe kur u bëra kryetar i PS-së, jam dhe tani kryeministër, do jem deri kur të jem kryeministër dhe pasi mos të jem kryeministër, do jem më shumë se do kem më pak angazhime për të shkuar në çdo cep të Shqipërisë.  Këta që më thonë dil shiko realitetin, nuk do arrijnë dot të bëjnë në jetën e tyre aq metra sa unë kam bërë kilometra, i kam rënë aq shumë cep më cep, e di nga rruga ku jam a kam a s’kam valë telefoni. Kjo s’është zotësi, por për të thënë që s’do kem nevojë ti bëj gjithë këto kilometra, por të bëj këto metra që më ka lidhur fati, historia e familjes dhe dashuria për këtë bukur akoma të pazbuluar. Jemi bashkë për ta zbuluar jo etëm për veten po për gjithë botën, që t’i dalë zëri gjithandej, ku mund të shkosh dhe të kalosh ditë të paharrueshme, të shijosh bukurinë dhe mikpritjen e vlerave të përbashkët, të njerëzve që jemi ne”, tha Rama.

Deklarata e tij u bë në prezantimin e projektit të Parkut të Vlorës, që nisi punën sot.