Aktualitet

S’jam unë që po mbaj gjallë debatin për kasetën e Bashës. Media po merret më shumë me të

S’jam unë që po mbaj gjallë debatin për kasetën e

Keni trazuar gjithë Prishtinën e Kosovën zoti kryeministër, i tha gazetari Sokol Balla kryeministrit Edi Rama në Real Story, lidhur me statuset e shumta në tëitter të tij ku i kërkonte Bashës të dilte e të sqaronte rolin e tij me dosjen e Dick Martyt për akuzat ndaj UÇK, kasetën e masakrës së Krushës dhe Shtëpinë e Verdhë.

Por Rama thotë se trazimi nuk ka ndodhur nga pyetjet e tij për Bashën, por nga dëshmitë e dëshmitarëve nga Kosova:

‘Jo nga pyetjet e mia për Bashën, por nga dëshmitë e dëshmitarëve që janë nga Kosova. S’kanë arsye t’i besojnë më shumë Bashës se atij zotërisë që jeton akoma atje ku ka parë masakrën. Edhe deklarimin e Mustafës e lexoj sikur ka lidhje me fokusin e debatit, jo me pyetet e mia për Bashën. Është vetë ngjarja që e krijon debatin ndaj s’kam si i fajësoj mediat. Nuk ka shans të besoj Bashën me shumë se atë njeriun që jeton ende në atë vendin e masakrës’.

Rama: Për të bërë një Tëitter për Bashën apo për këdo qoftë mua më duhen 30 sekonda, ndërkohë që dita ime 24 orë është e fokusuar me gjërat që kanë të bëjnë me sfidën e pandemisë, dhe të tjera të përditshme. Duket sikur ne po merremi me këtë gjë, por po e bën media.

Balla: Juve akuzoheni se po shisni Kosovën tek Vuçiç…nga Haradinaj i pari…

Rama: Midis atij zotërisë që jeton akoma në vendin e masakrës dhe s’ka arsye në botë që të shpifë, e që s’ka interes të asnjë natyre të dalë në sy të gjithë dynjasë e të sajojë histori që edhe Haradinajt meqë ma përmendët, që s’shquhet të jetë ushtar i së vërtetës gjithnjë, unë zgjedh atë zotërinë. Këtu është fjala e një dëshmitari dhe një politikani jo si gjithë të tjerët, por dekretuesi i opozitës që refuzon të japë shpjegim njerëzor, prej lideri që e mbyll debatin duke thënë s’është lojë, janë mashtrues, e orkestron. Si mundet këtu të besosh Lulzim Bashën? Këtu problemi është i karakterit të një lidershipi që s’është në gjendje të mbajë pozicion për asgjë. Në kulmin e dështimit të vetë kanë bërë aleat vetë Covid e ka bërë Basha e Meta, kjo është shpresa e fundit për të rrëzuar qeverinë, që të realizojnë qëllimin që s’kanë për t’ja arritur dot.