Aktualitet

Rama nxjerr videon me policinë dhe paralajmëron kush thyen karantinën: I di të gjitha…

Rama nxjerr videon me policinë dhe paralajmëron kush thyen

Rritja e numrit të të infekturve në vend, por më shqetësues i atyre që shtrohen në spital me simptoma të rënda ka rikthyer kontrollet e policisë për masat që marrin bizneset, por edhe qytetarë që të mos grumbullohen dhe të karantinohen nëse janë me covid-19 Kryeministri Rama ka publikuar një video ku shieht që policia këshillon dhe kontrollon dhe bën thirrje që ata që janë të infektuar, të mos shkelin rregullat dhe karantinën pasi policia i di të gjitha.

Më herët është bërë me dije se policia ka listën e gjithë personave që janë të infektuar dhe nëse ata shihen jashtë në kohën kur duhet të izolohen në shtëpi ndëshkohen sipas ndryshimeve në Kodin penal.

Kryeministri Rama shkruan:

Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu?, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.? ? Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë?! Shëndeti mbi të gjitha?