Aktualitet

Rama-opozitës: Votojeni e mos e bojkotoni rezolutën anti-korrupsion, askush nuk e ndal dot

Rama-opozitës: Votojeni e mos e bojkotoni rezolutën anti-korrupsion,

Kryeministri Edi Rama ftoi nga foltorja e parlamentit opozitën që të votojë rezolutën anti-korrupsion të paraqitur prej Partisë Socialiste seancën e kësaj të hëne.

Rama në fjalën e tij theksoi se rezoluta bëhet me qëllimin për të ngritur një front të ri të shtetbërjes dhe luftës ndaj korurpsionit që do ta anëtarësojë Shqipërinë në BE në vitin 2030.

Kreu i qeverisë tha se askush nuk mund ta ndalë që kjo rezolutë të miratohet, ndaj apeloi opozitën të bëhet pjesë e votimit dhe e komisionit të posaçëm që do të ngrihet më pas.

“Unë do ta mbyll me dy nënëvizime kyçe, e para është për shqiptarët. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që korrupsioni në Shqipëri është një kancer i trashëguar qysh nga shoqëria otomane dhe deri te kapitalizmi gjysmak gjysmak i tranzicionit, të cilin qeveria jonë me vizion, reforma dhe me heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë, por ende nuk e ka mundur dhe prandaj korrupsioni është një fenomen shqetësues. Ja pse ne dhe jo dikush tjetër vijmë sot në parlalment me këtë nismë, e cila dëshmon qartë se kjo forcë politike në qeveri nuk ka asnjë kënaqësi apo lodhje me pushtetin, por ka një të atillë fuqi për ndryshimin e vendit dhe vetë ndryshimin e vahzdueshme që e bën të jetë e vetmja opozita serioze e vetëvetes. Të dytën e kam për deputetët jashtë perimetrit të Partisë Socialiste në këtë sallë, ashtu sikurse nuk u ndal reforma në drejtësi, as kjo nismë e re nuk ndalet. Prandaj thirrja ime votojeni sot draftin e rezolutës dhe po se nuk gjetët këtë forcë për ta bërë, mos e bojkotoni nesër komisionin që do të ngrihet”, tha Rama.