Aktualitet

Parashikimi që rajoni i Ballkanit do jetë më i godituri nga pandemia

Parashikimi që rajoni i Ballkanit do jetë më i godituri nga

Nga Athina teksa mbante fjalën në Forumin ‘The Economist’ për bashkëpunimin dhe dialogun si e vetmja alternativë për vendet e rajonit dhe integrimin në BE, kryeministri Rama tregoi një parashikim të organizave ndërkombëtare që kanë treguar se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë më i godituri.

Rama tha:

Janë kohë të veçanta sepse jemi goditur si të gjithë nga kjo pandemi. Sipas parashikimeve të organizatave ndërkombëtare rajoni ynë do jetë ai më i godituri. Megjithatë besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur para duke mbyllur hendeqet e së shkuarës.

Situata me koronavirusin në Shqipëri mbetet problematike, me mbi 100 raste në ditë. Hapja e shkollave dhe rikthimi me turn të plotë në administratë pritet të sjellë një rritje të numrit të të infektuarve, si dhe duke marrë parasysh sezonin e virozave si të gripit. Bashkimi Europian ndërkaq nuk i ka hapur kufijtë me Shqipërinë dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor pasi konsiderohen vend me rrezik transmetueshmërie.

Situata në rajon me virusin: 

Shqipëria: 11,672 raste, 6,668 të shëruar, 340 viktima

Kosova: Të infektuar: 14,763. Të shëruar:11,784. Viktima: 601

Maqedonia e Veriut: Raste: 15,925. Të shëruar: 13,418. Viktima: 661

Mali i Zi: Raste: 6,900. Të shëruar: 4,589. Viktima: 121

Bosnje e Hercegovinë: 23,939 raste, 16,701 të shëruar. 725 numri i viktimave

Serbia: 32,511 raste në total, 735 viktima.

Kreu i OBSH-së më herët ka thënë se vendet më rrezikuara janë ato me sistem të dobët shëndetësor. Ai u ka bërë apel qeverive të investojnë për tu përgatitur për pandemi të ardhshme.