Aktualitet

Rama pas marrjes së vaksinës kundër Covid: Asnjë problem! Çlirohuni nga marrëzitë e helmet që iu furnizojnë me teori konspiracioni

Rama pas marrjes së vaksinës kundër Covid: Asnjë problem!

Pas marrjes së dozës së parë të vaksinës kundër Covid-19, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat u shpreh se është një lehtësim i madh për të dhe se shqiptarët nuk do presin më me ankth se kur do të vijë vaksina.

Ai po ashtu nuk kurseu as batutat për teoritë e konspiracionit teksa tha se ilirët nuk mund të bëhen vikingë dhe se nuk ka asnjë çip.

“Asnjë problem, është një ditë fantastike sepse jemi çliruar nga barra e përgjegjësisë për të mos mbetur në radhë. Të fillonte me sa më pak diferencë kohore nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë, marrin vendimet bëjnë dhe furnizimet dhe faktikisht ky spostim pak fare javor në kohë është vërtetë lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë a jo vaksina, a do vaksinohen, duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe nga helmet e burimeve që i furnizojnë me teori konspiracioni. Vikingët nuk vijnë përmes vaksinës dhe po ashtu e sigurt që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve.

Mos ki merak se nuk do ngelesh pa gjë ti dhe askush. Për mua ka rëndësi që edhe në Kosovë pavarësisht se nuk e zgjidhim dot problemin që kanë se ende nuk kanë aprovuar vaksinën siç do prisnim dhe ne nga Covax. Dozat që ne mund ti japim Ksosovës nga java e ardhshme janë simbolike por ka rëndësi që në këtë rast të mos mendojmë si BE, por që nuk jemi vetëm ne Shqipëria, Kosova janë një edhe në gëzim dhe në hall dhe nëse është një hall nëse nuk ja zgjidhim dot jemi të deturuar të ndajmë me motrat e vëllezërit”, tha Rama.