Aktualitet

Kryeministri merr vendim të prerë për të mos punësuar militantët dhe të afërm

Kryeministri merr vendim të prerë për të mos punësuar

Pas mbledhjes së kryesisë së PS, kryeministri Rama ka treguar për mediat se çfarë u diskutua. Rama e vuri theksin tek “vija e kuqe”, siç ai e quan, e punësimeve jo mbi bazë të bindjeve politike dhe njohjeve, por mbi bazën e aftësive.

“Diskutimet ishin mbi faktin për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria, pavarërisht moshës, për të krijuar një bazë të re për të ecur më tutje. Ajo që do nënvizoja nga kjo mbledhje, që falë jush do ta ndaja me gjithë publikun, por edhe me gjithë familjen tonë në territor, është një vijë e kuqe e cila është vendosur sot në mbledhjen e partisë dhe do thellohet në vazhdimësi. Është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS-së, por e popullit shqiptar dhe janë funksion i qeverisë dhe gjithë strukturave ekzekutive, bazuar në kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kjo nuk është propagandë. Kjo është vija ndarëse që do na garantojë kalimin në një nivel tjetër të vetë cilësisë dhe të qasjes së gjithë administratës me njerëzit.