Aktualitet

Rama për çmimet e hoteleve në jug: Më e lehtë të shkosh në Greqi a Kroaci sesa në Dhërmi

Rama për çmimet e hoteleve në jug: Më e lehtë të

Në takimin me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Rama e ka vënë theksin tek çmimet e rritura të hoteleve në jugun e vendit. Rama thotë se ka pak për të bërë nga bashkitë në lidhje me menaxhimin e tregut të lirë, por merr edhe shembullin e Lezhës që ka vendosur çmime tavan për çadrat, për të mos u tejkaluar.

Rama thotë se është e rëndësishme nga operatorët turistikë të gjejnë një të mesme të artë mes shërbimit që ofrojnë dhe çmimit.

“Ekonomia ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve, që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi, Mal të Zi apo Kroaci se sa të rrish në Dhërmi. Vërtetë është i mrekullueshëm Dhërmiu, por jemi ende larg për të garantuar cilësi shërbimesh. ata që garantojnë të cilësi ti kenë çmime më të ulta, se sa dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro nata, është e palogjikshme. Të shohësh hartën e frekuentimit ka kontradikta të forta përgjatë listës. Nuk është as faj as kompetenca juaj, por një rol duhet ta merrni përsipër. Lezha ka vënë një çmim tavan, pasi nuk mund të rritet çmimi i çadrave përtej tavanit. Është stërplot në Lezhë. Po të shohësh flamujt e vendeve të ndryshme që janë shtuar në grupin e turistëve në atë zonë, e kupton se gjëja duhet se ka një balancë mes asaj që ofron dhe asaj që paguan. Dua të nënvizoj nevojën për t’u fokusuar më shumë te përmbajtja e sezonit nga pikëpamja artistike. Jemi në mangësi në ofertën për fëmijët. Kjo është më evidentja”, tha Rama.