Aktualitet

Rama për marrëdhëniet me Kosovën: Me potencial të jashtëzakonshëm, pavarësisht divergjencave për Ballkanin e Hapur

Rama për marrëdhëniet me Kosovën: Me potencial të

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” kryeministri Edi Rama foli edhe mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama shprehet se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë potencial të jashtëzakonshëm, pavarësisht divergjencave për “Open Balkan”, mbi të cilat do diskutohet.

Rama për marrëdhëniet me Kosovën: Me potencial të

“Nuk mendoj që marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës janë në një pikë të ulët. Mendoj që ne jemi në një marrëdhënie normale. Natyrisht që marrëdhënia mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe asnjëherë nuk është mjaft të thuhet që është e mirë, pasi mund të jetë gjithmonë më e mirë. Patjetër që kemi një divergjencë lidhur me nismën e ‘Ballkanit të Hapur’, por kjo është një divergjencë që, në këndvështrimin tim, nuk është një arsye për të pasur një problem në marrëdhënie, por është një arsye për të diskutuar qetësisht dhe për ta trajtuar me argumente dhe me respekt reciprok”, tha Rama.

Ditën e hënë Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.