Aktualitet

Rama për maskat e denoncuara si të skaduara: Shpifje që lëndon një popull. Kam një ftesë të sinqertë për Metën e Bashën

Rama për maskat e denoncuara si të skaduara: Shpifje që

Mbledhjen e qeverisë kryeministri Edi Rama e nisi duke iu përgjigjur denoncimit të Bashës, që pretendoi se stafit mjekësor i janë shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara prej 2011-s. Kreu i qeverisë me një të tillë në dorë, të cilën e vendosi edhe në fytyrë, e cilësoi si shpifje ndërsa tha se këto maska janë të dhuruara nga Kanadaja, nuk janë të skaduara dhe përdoren nga njerëzit, e jo stafi mjekësor. Ai bëri një thirrje për ato që i quajti ‘task-forca’ opozitare apo presidenciale: ejani dhe të gjithë bashkë të përballojmë këtë situatë.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Kanë ardhur si dhuratë nga Kanadaja janë ndaluar në doganë se, ka pasur një regjim doganor dhe për dhurata me natyrë humanitare. Janë prodhim amerikan, nëse do të kishte kaluar skadence këta nuk do të dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë dhe nga kufijtë e SHBA-ve dhe nuk do të përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri. Përdoren gjerësisht pas datës së skadencës jashtë sallave kirurgjikale, jo se janë të rrezikshme në sallat kirurgjikale, por nuk e kanë të gjithë efektshmërinë e tyre dhe zëvendësojnë disa herë më mirë farcoletat që vendosen para fytyrës për vetëmbrojtjen apo mbrojtjen e tjetrit në kontaktin gjatë një gjendje gripale.

Të thuash që janë të rrezikshme do të thotë të duash të hapësh panik. Sot nuk është koha për të luftuar me qeverinë, por të gjithë bashkë si shqiptarë me shqiptarë kundër një armiku që e ka nxjerrë botën nga binarët. Kam një festë të sinqertë, ejani dhe të gjithë bashkë të përballojmë këtë situatë, s’ka nevojë për shumë taks-forca dhe këto shkëmbime, por jam i detyruar se lëndon zemrën dhe helmon mendjen e një populli të tërë. Është shpifje që lëndon një popull të tërë.

Besojmë që personat publikë dhe mbi ta për shkak të aksesit dhe përgjegjësit përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task-forca të ndryshme, që janë praktikë e panjohur në planet. Në asnjë vend tjetër në planet nuk janë shfaqur taks-forca alternative, opozitare, presidendicale, dixhitale. Për çfarë? Çfarë do të nxjerrim ne politikisht në kushtet e kësaj lufte përveç bojës tonë si persona.

Rama për maskat e denoncuara si të skaduara: Shpifje që