Aktualitet

Rama për naftëtarët e Ballshit: Takova presidentin e Azerbajxhanit dhe më premtoi zgjidhjen

Rama për naftëtarët e Ballshit: Takova presidentin e

Naftëtarët e Ballshit, që prej 20 muajsh protestojnë për pagat e prapambetura, morën një premtim për zgjidhje nga kryeministri Edi Rama. Pas takimit që pati Turqi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev, kreu i qeverisë shkruan:

“Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentit për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”.

Në foto kryeministri shfaqet me Presidentin azer dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila duket e se ka shoqëruar në vizitën që pati në Turqi, ku sqaron edhe diskutimet që u bënë mes tyre.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Rama për naftëtarët e Ballshit: Takova presidentin e