Aktualitet

Rama për shtetin bektashi: Nuk do të ketë polici dhe dogana! Do t’i përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë

Rama për shtetin bektashi: Nuk do të ketë polici dhe dogana! Do

Kryeministri Rama u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve online në një video live. Mes pyetjeve u është përgjigjur edhe shqetësimeve në lidhje me planet për krijimin e një shteti bektashi brenda territorit të Shqipërisë. Komentit që shkruante se do përgjysmonte shtetin shqiptar me këtë vendim, Rama i tha:

“Nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një shtet ashtu siç e mendoni ju. Nuk bëhet fjalë për gjëra të kësaj natyrë, bëhet fjalë për entitet pa dogana taksa polici. Në të gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë”.