Aktualitet

Rama përmend 5 herë gjatë konferencës daljen tek Fevziu: Më ndiqni sonte atje mu në zemrën e infodemisë

Rama përmend 5 herë gjatë konferencës daljen tek Fevziu:

Sonte Edi Rama do të jetë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut në ‘Tv Klan’. Jo një, por disa herë kryeministri e vuri në dukje këtë dalje.

Në disa nga pyetjet kryeministri ndodhi të thoshte se për të tjera pyetje ‘tek Fevziu’.

Më pas kur komentonte votimet për ata që nuk duan në PD, duke ironizuar Bashën tha se nëse kjo do kishte ndodhur në PS dhe atij vetë do ishin mbledhur të gjithë tek Fevziu, përshkroi Rama. Do ishin mbledhur aty dhe çnuk do thonin për mua.

Në fund të konferencës kryeministri pasi shteroi të gjitha pyetjet e gazetarëve, kryeministri e mbylli me një përsëritje:

“Për më shumë më ndiqni sonte në mbrëmje tek Fevziu në zemrën e infodemisë”.