Aktualitet

Rama: Përzgjodhëm nëntë finalistët për stadiumet e reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë

Rama: Përzgjodhëm nëntë finalistët për stadiumet e

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se janë përzgjedhur 9 studiot arkiteturore finaliste për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se gara mes tyre do të zhvillohet në fillim të muajit maj.

“MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë e përmbylljes me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.