Aktualitet

Rama poston foto nga rindërtimi pas tërmetit: Thumana si Shqipëria, e ndryshuar rrënjësisht

Rama poston foto nga rindërtimi pas tërmetit: Thumana si

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto nga Thumana godinat e së cilës janë duke u rindërtuar pas tërmetit katastrofik. Rama shkruan se ndonëse ka ende shumë për të bërë dhe nuk ka vend për vetëkënaqje, progresi i bërë në Thumanë është i ngjashëm me atë të Shqipërisë që ndryshon rrënjësisht nga dje në sot dhe do të jetë më mirë nesër, kur punët të kenë mbaruar plotësisht.

Statusi i Kryeministrit Rama:

Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit, ashtu si edhe Shqipëria pas rrënimit të deri para 7 vjetëve e kusur, ku janë vënë bazat e janë ngritur muret, po ku ende duhet shumë punë për të hedhur çatitë e krijuar mjedisin e ngrohtë të zhvillimit, me frymëmarrje plotësisht të lehtësuar të jetës familjare e komunitare?

Thumana sot s'ka krahasim me Thumanën dje, as me atë para tërmetit, por ajo që do të bëhet nesër, kur kjo punë e madhe të jetë kryer plotësisht, s'do ketë krahasim me këtë sonte - njësoj si Shqipëria që është ende një kantier në çdo sektor, ku punët janë akoma larg së qeni të përfunduara?

Sot kemi njëmijë e një arsye për të mos qenë të kënaqur, por kemi një arsye të madhe për të mos u ndalur, bazat e hedhura dhe muret e ngritura me aq shumë mund së bashku, mes vështirësish të jashtëzakonshme?

#SkaKohëPërPushim

Thumana sonte është si Shqipëria sot, në çdo sektor, një zonë e ndryshuar rrënjësisht me atë që ishte pas tërmetit,...

Posted by Edi Rama on Wednesday, 24 February 2021

Tiranapost.al