Aktualitet

Rama poston foton me Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris

Rama poston foton me Erdogan në rezidencën e tij verore në

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Takimin e konfirmon vetë Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ku shfaqet me Erdogan, në rezidencën e tij verore në Marmaris.

Kryeministri shkruan se gjatë takimit me Presidentin Turk kanë diskutuar për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, si dhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.