Aktualitet

Rama në Hotel Marriott ku çdo gjë është gati për Samitin e BE! Ashensori që i tërheq vëmendjen

Rama në Hotel Marriott ku çdo gjë është gati për

Tirana do të presë ditën e nesërme liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në të parin Samit të këtij lloji që zhvillohet në një vend jashtë unionit e për më tepër në rajonin tonë.

Rama në Hotel Marriott ku çdo gjë është gati për

I shqetësuar për të ndjekur deri në detaj përgatitjet në Hotel Marriott, në ambientet e të cilit do të zhvillohet ky Samit, kryeministri Rama ka ndjekur hap pas hapi organizimin dhe ka postuar edhe një video se si duket sot vendi ku do akomodohen nesër kryeministra dhe udhëheqës të Europës.