Aktualitet

Rama prezanton në Durrës projektin për portin e ri: Do të investohen 2 miliard euro për të ndërtuar portin më të madh turistik në Mesdhe

Rama prezanton në Durrës projektin për portin e ri: Do të

Kryeministri Edi Rama përgjatë një takimi elektoral në qytetin e Durrësit ka prezantuar projektin për rindërtimin e Portit, që sipas Ramës do e shndërrojnë atë në portin turistik më të madh në Mesdhe.

Rama ka shtuar se brenda vitit 2023 do të nisë investimi edhe në Portin Turistik të Shëngjinit në mënyrë që Shqipëria të ketë katër hyrje (Durrësin, Vlorën, Sarandën, Shëngjinin) që do t’i mundësojnë hapjen përkundrejt turizmit dhe tregtisë që do të sjellin zhvillim ekonomik në vend.

Investimi për portin e Durrësit do të bëhet nga kompania “Emaar Group” që do të financojë 2 miliard eurot e nevojshme.

"Teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një Epokë e Re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë. Porti i ri turistik, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë vetëm gjatë ndërtimit nga kompania e madhe globale Emaar Group, 2 miliardë euro dhe do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar. Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara, e në plot vende të botës, do të ndryshojë thellësisht ekonominë e qarkut të Durrësit si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Shëngjinit.

Midis një ëndrre që ti e shikon me sy hapur dhe realizimit të saj është një det i tërë ku duhet të përballosh të gjithë dallgët, befasitë dhe zhgënjimet, një ditë të bukur ëndrra bëhen më e afërt dhe e mundshme. Ky ishte takimi me mikun tonë të shtrenjtë tani më, që i hapi rrugë këtij projekti. Ky nuk është një projekt vetëm për të bërë këtu një reklamë, por është kartolina e realizimit të një projekti që vijon me 5 faza dhe do nisin punimet për fazën e parë në pjesën e braktisur të Portit të Durrësit. Nuk do ketë më kontenier, skrap vinça e ndotje, por do të ketë një jetë të re që pulso dhe këtu do të jetë zemra e turizmin shqiptar, por Durrësit do të kthehet në një forcë të madhe të shtuar të ekonomisë shqiptarë. Durrësi do të rikthehet aty ku ishte atëherë ku këtu vinin ato pak anije dhe ku këtu lëvizte e gjithë tregtia në pikërisht vendin ku do të vijnë të gjitha anijet e kohës që jetojmë dhe do të lëvizë e gjithë tregtia. Sot është dita kur kalojmë nga ëndrra në realizimin e saj. Dallimin mes ëndrrës dhe realiste e bën data e projektit, sot kemi një projekt dhe një afat, pra ne kemi hyrë në rrugën e zbritjes së ëndrrës në tokë dhe transformim të që saj kemi ëndërruar në një realitet të prekshme. Ai që vjen është një investitor që e di se çdo euro që do të hedh këtu është garancia për atë që në pamë në projektin 3 D. Në 4-5 vjet do e shohim të realizuar dhe do të shohim fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet",- ka thënë Rama mes të tjerash nga Porti i Durrësit.

Tiranapost.al