Aktualitet

Rama prezanton të rinjtë nga Korça të cilët janë vetëpunësuar në tregun global online dhe fitojnë me mijëra dollarë në muaj

Rama prezanton të rinjtë nga Korça të cilët janë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në Facebook, një video ku prezantohen të rinjtë nga Korça të cilët i përmendi dhe në inagurimin e rikonstruksionit të Piramidës që do të shndërrohet në një qendër dixhitale. Këta të fundit janë të vetëpunësuar në tregun global online në kapacitete të ndryshme si menaxherë rrjetesh sociale, dizenjatorë, onlie marketing etj. dhe fitojnë me mijëra dollarë çdo muaj. Për më tepër shihni videon e shpërndarë nga kryeministri ku të rinjtë flasin për punën e tyre.

Statusi i kryeministrit Rama:

#RESPEKT?

Ja disa nga mbi 100 të rinj e të reja në Korçë që janë vetëpunësuar në tregun global online dhe nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera, qoftë edhe jashtë shtetit?

Tiranapost.al