Aktualitet

Rama propozon një ide për marrëveshjen e detit: Ta zgjidhë një palë e tretë. Tribunali Ndërkombëtar

Rama propozon një ide për marrëveshjen e detit: Ta zgjidhë

Nga Athina, ku pranë tij ishte e pranishme Dora Bakojanis, ish ministrja e Jashtme që firmosi në 2009-ën marrëveshjen e qeverisë Berisha për detin, kryeministri Rama hodhi idenë e tij se si mund të zgjidhet çështja për caktimin e EZZ: Tribunali ndërkombëtar!

Duke folur për fqinjësinë, marrëdhëniet e Ballkanit me Europën dhe si kanë ndryshuar ato, nga paneli i forumit The Economist, Rama tha:

Marrëveshja e 2009 u hodh poshtë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë jam shumë besimplotë që jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kalaur për një paketë çështjesh që duhen trajtuar e zgjidhur dhe herë pas here kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale ndërkohë që nuk ka zjarrr. Sfida jonë është që ta bëjmë politkën mes dy vendeve të shkëlqyer saç janë marrëdhëniet mes njerëzve ajo çfarë kuptoj nga miqtë grekë, mes bashkëqytetarëve shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative midis njerëzve, është krejt e kundërta, dhe ne ua detyrojmë njerëzve që të çojmë mardhënien në të tillë nviel jam besimplotë se me qeverinë e re jemi ne drejtimin e duhur dhe kemi gjithçka për të zgjidhur jo vetëm këtë por gjithë gjërat e mbetura që më pas të mos përdoren më nga forca të errëta në shoqëritë tona si arsye për të ndezur situatën apo për të kthyer fantazma të së shkuarës, kam një ide të thjshtë dhe shpresoj fort që sa më shpejt të arrijmë dakordësinë, bëhet fjalë pëe zonat detare, ne dhe unë ta zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve përmes një pale të tretë që na ndihmon miqësisht përmes gjykatave ndërkombëtare, kjo do jetë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje, imagjinojeni kreministri grek flet para parlamentit grek për një të drejtë absolute për të shtrirë kufijtë e vet detarë me 12 milje dhe kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale, po kështu në qarqet politike. A thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzive ku s'dihet për ca flasin. Pra gjithmonë kjo ndez pakënqesi.

Ndërkaq, Berisha më herët ka shtruar pyetjen se pse Rama nuk e çon këtë çështje në Gjykata Ndërkombëatare.