Aktualitet

Rama: Punonjësit dhe të larguarit nga puna në Transport do marrin pagë lufte për qershorin

Rama: Punonjësit dhe të larguarit nga puna në Transport do marrin

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria ka miratuar 5191 paga lufte shtesë për punonjësit e Transportit Rrugor të Udhëtarëve si dhe të larguarit në muajin qershor. Transporti rrugor ishte një ndër sektorët më të prekur nga koronavirusi pasi aktiviteti u pezullua prej muajsh.

Në një postim në Facebook Rama shkruan se efekti financiar prej 134,966,000 Lekësh do të mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR! Kryeministri shton se kjo është mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP).

Postimin e plotë e shihni si më poshtë:  

SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor?

QEVERIA SHQIPTARE miraton:
✅ +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
✅ Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)?