Aktualitet

Rama reagon për shpalljen e Dvoranit nga DASH si kampion i Antikorrupsionit: U godit harbutërisht, e drejta vonon por nuk harron

Rama reagon për shpalljen e Dvoranit nga DASH si kampion i

Pak minuta pas vlerësimit që ish kreu i KED Ardian Dvorani mori vlerësimin nga DASH si kampion i Antikorrupsionit, kryeministri Rama ka reaguar nga Twitteri. Duke iu referuar përplasjeve të ish kreut të Gjykatës së Lartë me presidentin Meta lidhur me gjyqtarëtr e Kushtetueses, Edi Rama thotë se Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes. Vlerësimin që merr nga sekretari amerikan i shteitt Rama e cilëson rrezatim që shkrin sipas tij baltën e imoralitetit politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi Dvoranin: E drejta vonon po nuk harron, shkruan ai.

Edi Rama:

Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!

Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron!

Rama reagon për shpalljen e Dvoranit nga DASH si kampion i