Aktualitet

Rama reagon por me komentuesit: Ankesa e ambasadës franceze pa lidhje me qëndrimin tim, s'ka justifikim të na lenë jashtë pa vaksinë

Rama reagon por me komentuesit: Ankesa e ambasadës franceze pa lidhje me

Prej kohësh një nga mënyrat e kryeministrit Edi Rama për t'ju përgjigjur debateve të ditës apo çështjeve të mprehta që lidhen direkt me të, është ta bëjë atë duke iu përgjigjur një komentuesi në Facebook dhe kjo metodë po ndiqet më shumë sesa qëndrimet përmes deklaratave apo konferencave, apo edhe me status në rrjete sociale si Twitteri. 

Në rastin konkret, ditët e fundit ka pasur diskutim që prej zhgënjimit të kryeministrit me Bashkimin Europian për vaksinën. Ai i ka patur qëndrimet e tij të hapura që kanë treguar pakënaqësinë me BE dhe që sollën reagimin e ambasadores franceze një ditë më parë. Ambasadorja Barsacq i quajti të papërshtatshme sulmet ndaj një vendi mik dhe aleat si Franca dhe i kujtoi Ramës se BE është donatori më i madh në vend me 100 milion euro në sektorë të ndryshëm.

Pas një komenti në Facebook në një postimet e Ramës, ku qytetari shkruante disi me ironi se Ambasada franceze qenka ankuar, kryeministri Rama i përgjigjet duke thënë se nuk ka sulmuar asnjë aleat, e aq më pak Francën në rastin konkret.

Ankesa e Ambasadës franceze, sipas Ramës është pa lidhje me qëndrimin e tij sepse thjesht e mori si shembull për të ilustruar idenë se nuk kishte pse të mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza për mjekët të paktën, kur ato s'mund të përdoren të tëra menjehërë në asnjë vend të BE!

Kryeministri nuk tërhiqet gjithsesi nga ajo që ka thënë: 

'Une kam folur per nje ceshtje konkrete ne nje situate konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene! Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s'kupton'!

Komentuesi shkruan:

Pershendetje Z kryeminister.Lexova ne lajme qe ambasada Franceze na qenkërka ankuar pasi ju "sulmuat Francen,miken dhe aleaten e Shqiptareve Sa pafytyrsi ky reagim i amb franceze.Se sa aleate ,mike dhe dashamirse ndaj nesh eshte Franca,mjafton t'i hedhim nji veshtrim murit rrethues te kesaj ambasade.Te jep pershtypjen qe kemi te bejme me Al katrazin e jo nje ambasade dhe,sikur jashte atyre mureve jetojne egërsira e jo njerez.Ky eshte rrespekti frances ndaj nesh.Franca me bllokimet e saj te nje pas njeshme per negociatat papritur na doli nje mike dhe aleate e fyer Shume mire ja u bere qe ju a the ne emision.Skane per tna fut qe skan per tna fut ne BE kshu qe,skemi pse te jemi inferior ndaj askujt. Rrespekte

Kryeministri Rama përgjigjet: 

Une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot. Perkundrazi, e kam cmuar dhe e cmoj pa lekundje Bashkimin Europian, per njemije e nje arsye, perfshire pa dyshim edhe ndihmen e paçmuar qe i jep Shqiperise tash 30 vjet. Une kam folur per nje ceshtje konkrete ne nje situate konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene! Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s'kupton! Ndersa ankesa e ambasades franceze meqe une e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Frances (sic mund te sillja edhe shembuj te tjere) eshte pa lidhje me qendrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Frances, per te ilustruar idene se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza per mjeket te pakten, kur ato s'mund te perdoren te tera menjehere ne asnje vend te BE!

Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.
Por ty te them miqesisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesen e ambasades franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashe! Madje ne fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetem pa lidhje me ankesen konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!
Nje fjale e bukur popullore thote se miqesia e vertete nuk i ka te gjitha fjalet prej mjalti, keshtu qe as ti mos u merzit, as ambasada s'ka pse merzitet, se une jo e jo, cfare nuk degjoj po nuk merzitem

*Tiranapost.al.