Aktualitet

Rama ruan konfidencialitetin e vendit që na mundësoi dozat e para të Pfizer: Një ditë shpresoj ta them e falenderoj

Rama ruan konfidencialitetin e vendit që na mundësoi dozat e para

Ndërsa fliste për vaksinimin anti-Covid që pritet të nisë në orën 15:00 në Air Albania, kryeministri Edi Rama zbuloi se vaksinat e para të ardhura në Shqipëri nuk janë bërë përmes Greqisë.

Rama shtoi se vaksinat janë siguruar përmes një  vendi tjetër të BE-së, të cilin kryeministri nuk ja tha emrin në mënyrë që të ruaj konfidencialitetin. Kryeministri theksoi më tej se qëllimi është të rrisim kapacitetin duke rritur prurjet dhe me shpresë për të hapur rrugën edhe për AstraZeneca.

“Ne ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejt Pfizerin dhe të hapim një kanal dhe njëkohësisht kemi hapur katër kanale të tjera në katër vende dhe vaksinimi që fillojmë sot është një nga katër vendet të cilat nuk jam i autorizuar ta bëj publik. Meqë është thënë krejt gabimisht se ky vend është Greqia, mund t`ju them se nuk është Greqia. Ne e kemi sot të siguruar rrugën e vaksinës me doza të parashikuara muaj pas muaji duke filluar nga java e tretë e janarit drejtpërdrejt me kompaninë Pfizerin, por qëllimi ynë është të rrisim kapacitetin duke rritur prurjet e vaksinës Pfizer dhe me shpresë për të hapur rrugën edhe për AstraZeneca. Ky është një funksionim krejt normal që e bëjën të gjitha vendet”, shtoi kryeministri.