Rama shkarkon Arben Ahmetaj, Belinda Balluku zv.kryeministre dhe një emër i ri për kryenegociator

Tre propozime i kanë mbërritur presidentit Bajram Begaj sot në mëngjes nga kryeministri Edi Rama në tavolinë.
Arben Ahmetaj është shkarkuar nga detyra si Ministër Shteti dhe i Rindërtimit si dhe si Zv.kryeministër. Dy pozicionet e mbajtura prej tij u kanë kaluar Belinda Ballukut dhe Majlinda Dhukës.


Majlinda Dhuka emërohet ministre Shteti dhe Kryenegociatore.
Majlinda Dhuka është një bashkëpunëtore e vjetër dhe e ngushtë kryeministrit Rama që nga koha e Bashkisë. Ajo ka mbajtur poste të ndryshme dhe ka qenë pjesë e stafit të ngushtë që pas 2013-ës e këtej. Së fundmi ishte drejtoreshë e deparatamentit strategjik në Kryeministri.
Rama e komentoi kështu emërimin e saj: "Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit".
Kurse vendin e zv.kryeministres e ka marrë Belinda Balluku, një bashkëpunëtore e ngushtë e Ramës. Që prej janarit të 2019-ës mban edhe detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.