Aktualitet

Rama shpall konkursin e fundvitit/ Fotografia e vitit, videokërkesa ime dhe urimi im

Rama shpall konkursin e fundvitit/ Fotografia e vitit, videokërkesa ime dhe

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në faqen e tij në Facebook, zhvillimin e një konkursi përgjatë javëve të fundit të këtij viti, ku do të jepen tre çmime fituese. Çmimet do të jepen për fotografinë e vitit, videokërkesën, dhe urimin më të veçantë.

Rama bën me dije se aplikimet duhet të bëhen te portali shqiperiaqeduam.al, në rubrikën konkursi 2022.

Më pas çmimet do të shpërndahen me një aktivitet të posaçëm me 100 persona të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e vitit të ri 2022.

"Dëshiroj që për vitin e ri të bëjmë një konkurs në këtë faqe me tre çmime.

Çmimi "Fotografia e Vitit" ku do të zgjedhim me votim në këtë faqe tre fotografitë më të pëlqyera mes të gjitha fotografive që ju do të dërgoni në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimi "Videokërkesa ime" ku një ekip i posaçëm do të zgjedhë tre kërkesat fituese mes atyre që ju do dërgoni me video për të kërkuar mbështetje për një nismë në dobi të shkollës apo komunitetit tuaj në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimi "Urimi im" ku epiki i kësaj faqeje do të zgjedhë tre urime më të veçanta, që ju do të dërgoni me tekst, foto apo vide për Vitin e ri 2022 në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimet do të shpërndahen me një aktivitet të posaçëm me 100 miq të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e vitit të ri 2022", shkruan Rama.

Tiranapost.al