Aktualitet

Rama shpërndan video-mesazhin e bashkëshortes: Linda, gjysma ime më e mirë

Rama shpërndan video-mesazhin e bashkëshortes: Linda, gjysma ime

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama është bërë pjesë e nismës Womans Entrepreneurship Day për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Në videomesazhin e shpërndarë nga kryeministri, Linda Rama shfaqet krah Herie Blair dhe Hillary Clinton për të mbështetur gratë e goditura nga kriza e Covid-19.

Bashkangjitur videomesazhit kryeministri shkruan: "Linda, gjysma ime më e mirë, ka publikuar këtë video me rastin e Ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse".

"E privilegjuar që sot në Ëomans Entrepreneurship Day të bashkoj zërin me CherieBlairFndn për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Pavarësisht përballjeve të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese! Mbeshtetini ato!" - me këto fjalë në Twitter, Linda, gjysma ime më e mirë, ka publikuar këtë video me rastin e Ditës Botërore të Grave Sipërmarrëse”, shkruan Rama.