Aktualitet

Rama shpjegon origjinën e emërtimit të aeroportit të ri të Kukësit: Këtu u shkrua një faqe e ndritur e historisë sonë

Rama shpjegon origjinën e emërtimit të aeroportit të ri

Kryeministri Edi Rama ka folur pas zbritjes së avionit të parë në aeroportin e Kukësit me emigrantët që ishin nisur nga Londra.

Përgjatë fjalës së mbajtur, Rama ka shpjeguar se përse është zgjedhur emërtimi “Zayed- Flatrat e Veriut” për këtë aeroport. Ai ka thënë se emërtimi vjen në nderim të Muahamed Zajed personi që urdhëroi të hapej pista dhe që u erdhi në ndihmë refugjatëve të luftës të Kosovës.

“Ky aeroport quhet Zajed – Flatrat e veriut, sepse është ndër të tjera edhe vend kujtese. Është tempull i kujtesës të kësaj zone. Në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën me dhunë dhe ishin viktima të spastrimit etnik. Muhamed Zajed është i birri i një burri të urtë që ka njohur kjo botë, që arriti t’ju pajë jetë Emirateve të Bashkuara Arabe. Sheikët erdhën këtu dhe u kujdesën për refugjatët e luftës. Babai i Zajed kishte dhënë urdhër që të hapej pista.

Gjurma e aeroportit është nga ajo kohë, kur ndodhte pastrim etnik. Babai i Zajed e merrte në telefon të birin dhe i thoshte që të shpërndajë ndihma dhe të mos kishte dallime për arsye fetare. Aeroporti është edhe “Flatrat e veriut”, sepse këtu në Kukës është veriu i Shqipërisë, por andej nga erdhën vëllezërit e motrat tanë është veriu i shqiptarisë. Andej kishte zhvillime të mëdha , që përfundoi me pavarësinë e Kosovës. Këtu u shkrua një faqe e shenjtë e historisë shqiptare”- ka thënë mes të tjerash Rama.

Tiranapost.al