Aktualitet

Rama sqaron lajmin e udhëtimit në Paris me avionin e 'Air Albania'

Rama sqaron lajmin e udhëtimit në Paris me avionin e 'Air

Pasditen e së dielës qarkulloi lajmi i dalë nga PD se Edi Rama ka kaluar fundjavën në Paris.

Gazament Bardhi shkruante: “Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris  pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhëtimi. Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?”.

Kreu i qeverisë reagon sot me një status në Tëitter, ku sqaron se ka bërë një vizitë 24 orëshëe informate informale të nivelit të lartë. Ndërsa akuzat për ‘shpenzimet e luksit’ nuk i komenton.

“Unë s'jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe "shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë" ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnë ditë-natë! Pikë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë drejtori i komunikimit të kryeministrit, Endri Fuga, shkroi se ka një marrëveshje me kompaninë ajrore ‘Air Albania’, që avioni të përdorët vetëm për arsye pune.