Aktualitet

Rama sqaron videon që nuk ishte nga Spanja: Rashë dhe unë njëherë viktimë e qytetarit dixhital

Rama sqaron videon që nuk ishte nga Spanja: Rashë dhe unë

Kryeministri Rama postoi mesditën e sotme një video që e prezantoi si të xhiruar në Spanjë gjatë një ndërhyrjeje që forcat e policisë bënin ndaj njerëzve që nuk u bindeshin masave ndaj të marra për COVID-19.

Partia Demokratike doli në një deklaratë ku tregonte se videoja i përkiste Algjerisë dhe nuk ishte sulm i policisë ndaj njerëzve të pabindur.

Kryeministri Rama më pas kërkoi ndjesë në një status në Facebook.

Rama sqaron videon që nuk ishte nga Spanja: Rashë dhe unë

“ Videon e postuar diku më parë, ku shkruhej se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!

E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit.

Tani marr vesh që qenkan pamje nga Algjeria!
Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”

Të gabosh është njerëzore, po rëndësi ka të mos bësh gabime të qëllimshme dhe të kërkosh ndjesë kur gabon!

Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi (natyrisht duke hequr fjalën Spanjë) dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% pa asnjë diskutim!”