Rama takim të përzemërt me priftin kritik të tij në Rrëshen
Sot kryeministri Rama postoi një takim nga një shkollë e mesme në Rrëshen. Mes atyre që kishin dalë të prisnin ra në sy prania e priftit Dom Gjergji.
📍Rrëshen - Në shkollën profesionale📍Rrëshen - Në shkollën profesionale ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të admirueshëm të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorganizuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra dhe ku qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën, me një investim të domosdoshëm për të zgjeruar kapacitetin e shkollës, si edhe për të krijuar kushte optimale jetese për nxënësit, mes hapësirave të shkollimit, studimit, edukimit fizik, argëtimit, fjetjes e ushqimit👷♀️👷♂️🧑🍳🧑🌾🧑🏭👩🏭👩🔬🧑🏻💻🧑🏫 #VetëmPërpara➡️🇦🇱
Posted by Edi Rama on Sunday, March 3, 2024
Ky i fundit në daljet publike, por edhe shkrimet e tij ku shumicën i ka për çështje sociale dhe janë analiza të shkëlqyera, ka tërhequr vëmendjen pasi është i vetmi që ka mbajtur edhe qëndrime dhe ka bërë thirrje politike, edhe gjatë fushatave zgjedhore. Prifti mediatik ka qenë i drejtpërdrejtë dhe i ashpër, në qëndrimet e tij ndaj drejtimit të vendit nga socialistët dhe nga Rama.
Dom Gjergji sot tërheq vëmendjen, teksa ka dalë ta presë me buzëqeshje kryeministrin Rama në një nga shkollat e mesme të Rrëshenit.
Në një nga shkrimet, prifti Dom Gjergj Meta, ngrinte alarmin për të rinjtë që politika po i detyron të largohen nga Shqipëria.
Ndërkaq nuk e dimë sa nxënës studiojnë në këtë shkollë dhe as nëse kryeministri ka pasur mundësi të dëgjojë më shumë nga Dom Gjergj Meta për fenomemin e largimit të të rinjve nga Shqipëria. Kryeministri njihet për aftësinë e tij për të bërë për vete kritikët sipas rastit dhe vendit.