Aktualitet

Rama falenderon Venecian për sugjerimet dhe thotë se duhet të mendojmë për të gjithë që preken nga shpifja online

Rama falenderon Venecian për sugjerimet dhe thotë se duhet të

Ka reaguar në Twitter lidhur me draft-opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për Antishpifjen. Ky ligj siç nënkupton Rama nuk do të kalojë pa adrestuar në Kuvend sigjerimet e Komisionit të Venecias. Rama gjithashtu shton se e drejta e çdo njeriu për tu mbrojtur nga shpifja duhet garantuar me ligj, po ashtu detyrimi nga çdo porta për tu identifikuar si subjekt i ligjit.

Në reagimin e tij Rama shkruan:

Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi "Antishpifjen"!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t'u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t'u identifikuar si subjekt i ligjit.

Rama falenderon Venecian për sugjerimet dhe thotë se duhet të

Por çfarë konkludonte Komisioni i Venecias? 

Komisioni në tërësi rekomandon që të bëhej një rishqyrtim, duke thënë se nuk është gati për tu vënë në zbatim: ka paqartësi dhe ndikon në lirinë e  fjalës. Gjithashtu thuhet se paketa Anti-shpifje sjell më shumë dëme sesa të mira. Komisioni konkludon që të ngrihet një organ vetërregullues.

- Ligji kërkon de-anonimizimin e të gjitha burimeve shqiptare të mediave online. Kjo mund të funksionojë në kundërshtim me standardin ndërkombëtar që vullneti i përdoruesve të Internetit të mos i zbulojnë ato normalisht, duhet të respektohet identiteti. Për më tepër, është në dyshim nëse kjo masë
do të jetë efikase;

-AMA-s i jepen fuqi të mëdha administrative në lidhje me median në internet. Kjo është problematike në lidhje me lirinë e shprehjes së mediave në internet që nga kufizimet dhe duke pasur parasysh se ekzistojnë dyshime për pavarësinë e atyre organeve; fuqitë e reja nuk duhet t’u besohen atyre organeve pa siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarura nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose korporatat e tjera dhe
interesat e lidhura me politikën.

Gjobat e larta kundërshtohen gjithashtu nga Komisioni i Venecias, pasi shihen si një kërcënim me efekt pothuajse 'aq të ftohtë' sa burgimi.

-Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë” mund të shihet një mënyrë indirekte për të ushtruar presion në media.

Komisioni i Venecias nuk mbështet gjithshtu parashikimet ligjore të cilat nuk garantojnë pezullim të gjobave ndaj mediave “online” në rast ankimimi në gjykatë”.

Në fund, Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetërregullues që funksionon në mënyrë efektive dhe që përfshin aktorët përkatës në fushën e mediave.

Maxhoranca u tërhoq nga ligji në fund të janarit 2020, maxhoranca sqaroi se do të pritet opinioni i Venecias për këtë çështje dhe më pas të miratohet.