Aktualitet

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo që përdor të vdekurit. Rënie e lehtë e infektimeve me Covid-19. Presidentit Vuçiç i refuzohet leja për të vizituar Kosovën

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

 

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo që përdor të vdekurit: Të gjykojë sovrani dhe prokuroria

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

Edi Rama doli sot para shqiptarëve duke sqaruar akuzat e rënda të PD për vdekjet e pretenduara si të fshehura. Rama iu drejtua shqiptarëve me zakonin për të vdekurit, dhe mohoi kategorikisht se asnjë vdekje nuk mund të jetë fshehur.(Lexo këtu)

Ndryshe për Morgun, kryeministri nuk e mohon se edhe Shqipëria po përballet si të gjithë vendet me një luftë botërore dhe situatë të pazakontë me Pandeminë.

Në mesazhin e tij Rama tha se Lulzim Basha shkoi larg me akuzën për vdekjet e fshehura, e shpjegueshme veç për një karakter të dobët.

 

Basha reagon pas Ramës: Prano hetim të plotë!

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për mediat ku i dha përgjigje akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha se qeveria po fsheh numrin e viktimave nga Covid, ka reaguar ky i fundit.(Lexo këtu)

Përmes një video në “Facebook” Basha sfidon kryeministrin teksa thotë: “Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që ti, dhe jo mjekët, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19”.

 

Rënie e lehtë e infektimeve me Covid-19, shënohen 13 humbje jete në 24 orë 

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2.470 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 737 qytetarë.(Lexo këtu)

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Po ashtu bëhet me dije se janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

 

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës pretendon burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, i ka dërguar një letër gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, ku shprehej se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.(Lexo këtu)

Përmes letrës Smith shprehet se Thaçi mund të arratisej pasi aktakuza e pakonfirmuar ende s’ishte bërë publike, ndaj Thaçi do ta shfrytëzonte këtë mundësi për të mos u arrestuar.

Po ashtu kryeprokurori pretendonte në letër se ish-presidenti i Kosovës mund të kryente edhe krime të tjera.

 

Vdes ish-ministri i Brendshëm nga Covid, Bashkim Kopliku

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku ka ndërruar jetë sot për shkak të Covid-19.(Lexo këtu)

Bëhet me dije se Kopliku ishte në gjendje të rëndë dhe kurohej në spitalin e Durrësit, ndërkohë që mbrëmjen e sotme ka humbur betejën me virusin.

Bashkim Kopliku ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i brendshëm në qeverinë e parë të udhëhequr nga PD pas vitit 1992.

Po ashtu ai është zgjedhur dy herë deputet në parlament si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera, ndër të cilat edhe kryetar i Bashkisë së Durrësit.

 

Një lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Covidin, imuniteti zgjat plot 6 muaj

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

As 2, as 3 e as 4. Imuniteti nga Covid-19 zgjat plot 6 muaj. Kështu kanë zbuluar kërkimet e fundit të Universitetit të Oksfordit.(Lexo këtu)

Ato nisën nga marsi e zgjatën deri në nëntor. Subjekte të kërkimit ishin mjekë dhe infermierë, pse personel mjekësor që janë edhe shumë më shumë të ekspozuar se pjesa tjetër e popullsisë. Riinfektimi me Covid nuk rindodh brenda 6 muajve, përveç ndonjë rasti sporadik. Gjithsesi edhe në rast riinfektimi në këtë studim nuk u vunë re simptoma të rënda.

 

Presidentit Vuçiç i refuzohet leja për të vizituar Kosovën

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një kërkesë në institucionet e  Kosovës për të kryer një vizitë së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç në Prishtinë.(Lexo këtu)

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjuriç”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndërkohë që Ministria e ka refuzuar kërkesën e tyre.

 

Presidenti i Zgjedhur Biden qan në takimin me mjeket, kujton djalin e tij

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

Presidenti i Zgjedhur Biden ka qarë në takimin online me mjekët e një reparti intensiv në Minnesota, një ditë më parë.(Lexo këtu)

Pas fjalës së një nga infermiereve që tregonte ankthin e atyre që u shërbejnë pacientëve me Covid, Biden qau. Në fillim mezi i gjeti fjalët, pastaj tregoi se rrëfimi i saj i kujtoi kohën kur qëndroi për muaj të tërë në repartin intensiv me djalin e tij Beau. 

Djali i Biden e humbi jetën në moshë shumë të re nga një masë tumorale në kokë.

 

Rekord ditor në Greqi, shënohen 2,311 raste të reja dhe 108 vdekje nga Covid-19

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

Greqia raportoi sot një rekord të ri ditor prej 108 vdekjesh të lidhura me koronavirusin, ndërkohë që numri i të infektuarve kap shifrën 2,311 raste.

Pas një bllokimi dy-mujor në mars, i cili ndihmoi në frenimin e infeksioneve, rritja e tyre duke filluar nga tetori e detyroi qeverinë të vendoste një bllokim deri në fund të nëntorit.(Lexo këtu)

Rastet e konfirmuara sot sipas ekspertëve të shëndetësisë çojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 90,121 që nga muaji shkurt, nga të cilët 53,4% janë burra, ndërsa 4,787 (5,3%) konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë. Ndërkohë numri total i të vdekurve është 1,527.

 

Duka i Sussex, Harry shpallet princi më i bukur i botës nga revista People

Rama thirrje karakterit të shqiptarëve që nuk falin këdo

Pasi shpalli sekssimbolin e këtij viti Michael B.Jordan, revista People ka zbuluar edhe mbretërorin më të bukur. Dhe ai është Harry, duka i Sussex.(Lexo këtu)

Harry mundi edhe mbretër të tjerë nga e gjithë bota. Në mesin e garuesve përfshiheshin: Princi Carl Phillip i Suedisë, Princi Felix i Luksemburgut, dhe Princi Mateen i Bruneit.

Vitin e kaluar, Archie sapo kishte ardhur në jetë dhe Harry u cilësua si “Babai më seksi në botë”.