1 vit. Kjo është periudha që është vendosur për ta mbajtur të bllokuar TikTok-un.
Kryeministri Rama dhe ministrja Manastiriu folën për një plan masash me katër shtylla për të rritur sigurinë në shkolla.
Vendimi është marrë nisur nga ngjarja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari dhe sherrit që mendohet se nisi në rrjete sociale.
Ajo që është fakt, janë postimet pas vrasjes të dorës prej të forti dhe thikës me gjak të Marjos, djalit që vrau shokun e shkollës.
“Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër, pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjithë faktorët që janë drejtpërdrejt të lidhur me këtë sferë të edukimit dhe sigurisë të fëmijëve tanë, kemi një produkt konkret, me masa konkrete dhe kemi sigurinë që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor më të mirë dhe më të sigurt”, tha Rama.