Rama zbulon dhuratat që shkëmbeu me presidentin Erdogan

E Martë 18 Janar 2022, 11:47
TiranaPost
Një ditë pas vizitës në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka treguar përmes një postimi në mediat sociale dhuratat që ka shkëmbyer me presidentin turk Erdogan.
Një punim artistik i punuar nga vetë Rama është dhurata që kryeministri i bën Erdogan, për të cilën i thotë ta marrin me kujdes sepse është bërë me pjekje dhe është delikate.
“E kam bërë vetë me këto duar. Jam artist serioz unë.” Thotë kryeministri i cili me shaka thotë që “në shtëpi duhet të shkojë kjo sepse e kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim”.
Ndërkohë presidenti turk kishte sjellë nga sarajet Jëlldëz një qyp të punuar me dorë nga vetë turqit.