Aktualitet

Raportuesi për median në KE bën thirrje të hiqet dorë nga 'Antishpifja': Rifillojeni nga e para

Raportuesi për median në KE bën thirrje të hiqet dorë

Shqetësim për ndryshimet në paketën Antishpifje të qeverisë ka shprehur Stefan Schennach. Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshilllt të Europës ( PACE) për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve bën thirrje që të hiqet dorë pasi siç ka deklaruar ai: Bën më shumë dëm sesa dobi në lirinë e shprehjes në Shqipëri. Ai sugjeron të rifillojë procesi për paketën nga e para.

Ai i referohet Opinionit të Komisionit të Venecias kur thotë se ligji i propozuar është i paqartë dhe ka të ngjarë të ketë një efekt në diskutimin e lirë dhe ligjerimin politik përmes internetit.

Në deklaratën e bërë publike,Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshilllt të Europës thotë:

'Legjislacioni i propozuar nga kryeministri shqiptar si një ‘paketë anti-shpifje’ synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediat të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si ‘cënimi i dinjitetit të individëve’, nën kërcënimin te gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera. Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili shpreh qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë efekt duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se nëse nuk rishikohet teksti i projekt-amendamenteve rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket mediave online. Unë e nxis parlamentin shqiptar të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin. Një ligj i tillë mund të ketë ndikim në lirinë e medias'.

Raportuesi për median në KE bën thirrje të hiqet dorë

Pas deklaratës ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili shkruan:

Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi!

Raportuesi për median në KE bën thirrje të hiqet dorë