Aktualitet

Rastet e mësuesve me shenja koronavirusi: Të karantinuar në shtëpi

Rastet e mësuesve me shenja koronavirusi: Të karantinuar në

Dje nisi shkolla për nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe gjimnazistës. Mësuesit përveç mësimit duhet të zbatojnë një protokoll sigurie, duke u kujdesur edhe që nxënësit të mos e heqin maskën gjatë orëve të mësimit. Por disa prej tyre duke përjetuar shenjat e koronavirusit nuk kanë rrezikuar duke u paraqitur në shkollë dhe janë future në karantinë (Izolim në shtëpi).

Ku janë zbuluar rastet? Mediat raportojnë për 10 mësues në Kolonjë me simptoma të Covid, pasi sanitarja e shkollës doli e infektuar. Mësuesit janë në pritje të rezultatit të tamponit ndërkohë që janë karantinuar.  Mësohet se ata janë pjesë të një shkolle, e cila ka një staf pedagogjik prej 39 mësuesish dhe aktualisht 10 mësuesit ende nuk e kanë zëvendësuar, duke bërë që nxënësit të zhvillojnë mësim të reduktuar me të tjerë mësues të kësaj shkolle.

Ndërkaq, dy mësues njëri në një shkollë 9-vjeçare në Berat dhe një në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, kanë rezultuar “pozitivë” me Covid-19. Tamponët e kryer disa ditë më parë të dy mësuesve kanë rezultuar “pozitiv”,ndërkohë që ata ishin vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre që prej ditës së shtunë, kur edhe kishin shfaqur shenjat e para të infektimit.

Ditën e djeshme dy raste me koronavirus u zbuluan në Korçë. Edhe ata janë karantinuar në shtëpi dhe nuk janë paraqitur në shkollë.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se për çdo skenar me nxënës të infektuar apo mësues, në kanalin RTSH transmetohet mësimi i njëjtë si në klasë. Mbetet për tu parë se çfarë do ndodhë në ditët në vijim.