Aktualitet

Rastet e reja të Burrelit, Sarandës dhe Lushnjes kanë një të përbashkët

Rastet e reja të Burrelit, Sarandës dhe Lushnjes kanë një

Tre ditët e fundit raste të reja u raportuan vetëm nga Tiranë, kurse sot, ende pa bërë Ministria e Shëndetësisë përditësimin, janë konfirmuar 6 raste në Burrel, 1 rast në Sarandë (i pari që nga nisja e pandemisë) dhe 4 në Lushnje.

Të gjithë rastet e tre qyteteve lidhen me Tiranën.

E infektuara në Sarandë është një shtetase ukrainase që jeton në Tiranë dhe në Sarandë ndodhej këto ditë për plazh.

Rastet e Burrelit lidhen me një paciente që ishte shtruar në Tiranë disa ditë më parë.

Dhe 4 të infektuarit e Lushnjes janë raste kontakte me një të infektuar nga Tirana.