Aktualitet

Rasti i parë në Shqipëri: Një foshnjë 1 muaj e gjysmë me Covid shtrohet tek Infektivi

Rasti i parë në Shqipëri: Një foshnjë 1 muaj e

Një foshnjë 1 muaj e gjysmë është rasti i parë në Shqipëri që raportohet se është shtruar në spital, për shkak të virusit.

Foshnja raportohet sipas burimeve të ‘Ora Neës’ se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka shfaqur simptomat e virusit, ndaj është shtruar në shërbimin infektiv në pediatrinë e QSUT-së.

Dyshohet se fëmija është infektuar nga e ëma, ndërkohë që pritet të dalë përgjigja e tamponit edhe për të.

Edhe më herët Ministria ka raportuar për fëmijë të infektuar, por që nuk kanë shfaqur shenja. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 82 raste të reja me koronavirus dhe 3 persona të infektuar kanë humbur jetën.

Lexo me shume: