Aktualitet

Reagimi i Salianjit pas dënimit me burg: Betejën time do e bëj nga burgu

Reagimi i Salianjit pas dënimit me burg: Betejën time do e bëj

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënon me një vit burg. Salianji u shpreh se vendimi është i paprecedentë, ndërsa shtoi se betejën do ta vazhdoj nga burgu.

Salianji: Vendim i parapërgatitur. Seanca e kaluar u shty për të marrë vendimin e krimrve të rënda për pushimin e çështjes. E shtyu për t’i dhënë mundësi atij që e ka shtyrë Fatmir Xhafaj për t’i sjellë përmes avokatit vendimnarrjen me vulë të njomë. Sot në mënyrë të paprecedent. Duhet të rikthente dosjen e shkallës së parë e aprovoi si provë. Vendimmarrja nga gjyqtarë njësoi të gjykoj një përfaqësues i PS, një seksion i PD-së. Nga të dhënat që kam mbledhur duke patur parasysh që vendimmarrja u shty pa pasur nevoja, njëra prej gjyqtarëve është kunata e Ballukut.

Mendoni se do japi drejtësi? Një nga të tjerët superordiner kudo flet do shkoj në GJL dhe thotë që do vrasi njeri të shkoj atje jo më të jap vendim për zyrtarë të opozitës. Dosje e kopsitur vendimmarrje politike, dënim politik, dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion propagandë. Kam bërë shërbim për interesin publik. Nuk kam bërë betejë për veten, për të vjedhur si këta, për të vrarë, për trafik. por kundër trafikantëve të drogës. Kjo është akti i parë, në të ardhmen do keni procese të tjera, Mamale tani jo babale. Kjo nuk është asgjë. Jam i nderuar dhe kam një medalje që shndrit në karrierën politike. Do diskutojmë prapë. Me të gjitha mënyrat. Ne do ndjekim të gjitha hapat ligjore. Kjo është një vendimarje që ndryshohet. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Betejën time do e bëj nga burgu.