Aktualitet

Reagon ashpër Kryeministri për grevën e Rinasit: Vepër penale. Ndëshkohet ligjërisht

Reagon ashpër Kryeministri për grevën e Rinasit: Vepër

Bojkotimi i punës nga kontrollorët e AlbControl sot në Rinas, me kërkesat për:

-Rikthim i kolegëve në punë për të cilët pretendohet se janë hequr padrejtësisht;
– Shfuqizim i vendimeve të bordir për uljen e pagës, nga mbi 4 mijë dollarë, e përgjysmuar.
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi, ka tensionuar qeverinë dhe politikën.

Ministrja e Infrasturkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e krahasoi me një grusht shteti.

Rama ka shkuar më tej duke mos treguar asnjë tolerancë:

Bojkotimi i punës për kontrollin ajror është vepër penale dhe ndëshkohet ligjërisht, shkruan ai mbi videon e konferencës së ministres Balluku, ndërsa në Twitter pak minuta më vonë, kryeministri shkruan:

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

*Tiranapost.al