Aktualitet

Reagon ministrja e Shëndetësisë për Silva Binon: I uroj shërim të shpejtë

Reagon ministrja e Shëndetësisë për Silva Binon: I uroj

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmon lajmin se Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në ISHP është infektuar me koronavirus. Fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore siç shkruan ministrja është e stabilizuar, ndërkohë që po trajtohet në Spitalin Infektiv. Manastirliu i uron shërim të shpejtë.

Postimi i plotë i ministres:

I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.
Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar.
Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë??
#Bashkë