Aktualitet

Reagon sërish Rama për situatën në Ballsh: Keqardhje për refuzimin, pa u ndalur greva nuk do të nisë asnjë bashkëbisedim

Reagon sërish Rama për situatën në Ballsh: Keqardhje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e naftëtarëve të Ballshit. Përmes një postimi në “Twitter”, kryeministri shprehet i keqardhur për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, ndërkohë që shton se pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim.

“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë mund t'i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t'u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, shkruan Rama.

Dy ditë më parë naftëtarët i kërkuan që kreu i qeverisë të shkonte t'i takonte dhe se nuk do ta linin protestën derisa të firmosej marrëveshja. Kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se kjo çështje nuk zgjidhet as me presione as me ultimatume.