Aktualitet

Reanimacionet më të prekurit nga Covid. Koraqi tregon sa teste serologjike janë kryer

Reanimacionet më të prekurit nga Covid. Koraqi tregon sa teste

Deri më tani janë kryer mbi 4 mijë teste serologjike, ku i gjithë stafi shëndetësor i QSUT, Infektivit dhe Shefqet Ndroqi është testuar. Këtë thotë shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi i cili zbulon se Reanimacioni është më i prekuri nga Covidi, ku në përqindje rezulton 40%.

Sipas Koraqit në total prekje e të gjithë stafit shëndetësor në QSUT dhe COVID1 e COVID2 shkon në 13 %. Ai njoftoii se shumë shpejt do të bëhet edhe testi serologjik i stafit mjekësor në të gjithë Shqipërinë po ashtu edhe grupet e riskut.

'Është testuar komplet stafi i spitalit të QSUT-së duke përfshirë edhe COVID1, por edhe personelin shëndetësor i COVID2, ku në këto spitale shikohet një nivel më i lartë i prekshmërisë që shkon në 13 % ku më i larit është në reanimacione ku shkon në 40 % të stafit mjekësor.  Nuk do të ndalojë testimi i stafeve mjekësore por do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe është në proces kjo gjë që të shtrihet në të gjithë stafin shëndetësor në Shqipëri por edhe grupet e rriskuara. Shifrat e sakta të testeve nuk i di po mund të them që janë mbi 4 mijë testime', tha Koraqi në intervistë për Report.