Aktualitet

Regjisori Budina dhe demokrati Xhaferri procedohen për protestën në Durrës

Regjisori Budina dhe demokrati Xhaferri procedohen për protestën

Regjisori Robert Budina dhe kreu i degës së PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Durrësit për organizimin e tubimit para Pallatit të Kulturës.

Policia bën të ditur se ata akuzohen për "Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme".

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

- R.B., 56 vjeç;

- F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.