Aktualitet

Reja ndizet me drita jeshile në ditën e rinisë! Majlinda Bregu: sepse duhet të flasim për shëndetin mendor

Reja ndizet me drita jeshile në ditën e rinisë! Majlinda Bregu:

Ky vit që lëmë pas i dyti në pandemi, i treti pas një tërmeti, na gjen më të ndjeshëm sidomos ndaj humorit e qetësisë mendore.

RCC, Këshilli për Bashkimin Rajonal që drejtohet nga Majlinda Bregu ka ndezur në Tiranë tek “Reja” dritat jeshile si një kujtesë për rëndësinë që ka shëndeti mendor.

“Sot, në Ditën e Rinisë po ndezim Reja- Renë e Tiranës me Dritë të Gjelbër
Pse pikërisht e Gjelbër? Për t’ju rikujtuar rëndësinë e shëndetit mendor dhe se RCC YouthLab për shëndetin mendor fillon nesër.

Valët e pasigurisë e dëshpërimit mund të marrin përpara këdo në periudha të ndryshme të jetës, por kjo s’do të thotë që buzëqeshja s’do të kthehet përsëri.

Në të njëjtin vit kur nis EUYearOfYouth, një nga kryeqytetet e WB6 po sjell BE në Ballkanin Perëndimor, sepse Tirana do të jetë Kryeqyteti Rinor Europian 2022”, shkruan Majlinda Bregu.

View this post on Instagram

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

Tiranapost.al