Aktualitet

Rekord i trishtë të infektuarish në vend dhe tre viktima nga koronavirusi

Rekord i trishtë të infektuarish në vend dhe tre viktima nga

302 raste të reja me koronavirus u konfirmuan në vend gjatë 24 orëve të fundit nga 1405 testime të kryera, duke shënuar një rekord të ri rastesh nga shpërthimi i pandemisë.

Ndërsa 3 persona humbën betejën me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë jep detaje për viktimat. Bëhet fjalë për: një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,
30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,
9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,
5 raste në Krujë dhe Librazhd,
4 raste në Has dhe Peqin,
3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,
2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,
1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 302
Të shëruar ne 24 orë 54
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1405

Testime totale 112,969
Raste pozitive 18250
Raste të shëruara 10395
Raste Aktive 7390
Humbje jete 465

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3653
Durrës 724
Shkodër 494
Fier 487
Korçë 459
Lezhë 369
Elbasan 334
Vlorë 285
Berat 217
Kukës 178
Dibër 95
Gjirokastër 95

Rekord i trishtë të infektuarish në vend dhe tre viktima nga