Aktualitet

Rektori i Universitetit të Mjekësisë thirrje për vaksinim kundër COVID: është arma më e fortë për të përballuar pandeminë

Rektori i Universitetit të Mjekësisë thirrje për vaksinim

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin vaksinën kundër COVID-19, si arma më e mire për ta përballuar virusin. Ai tha se kemi para dimrin, i cili do sjellë rritje të shifrave dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike në vend.

Nga “Radari Informativ”, Gjata tha që shumë se 90% e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë kanë marrë vaksinën anti-COVID.

“Sa i përket fakultetit të mjekësisë mbi 90% e studentëve të mjekësisë janë vaksinuar pjesa tjetër e ka kaluar. Kjo vjen si rezultat i asaj që ata do jenë mjekë të së ardhmes dhe unë nuk di mjekë që s’janë vaksinuar. Studentët tanë janë më të riskuar nga të gjithë. Që nga momenti që u bë vaksinimi i lirë, nga ana e universitetit megjithëse s’i kishim studentët në auditor janë çuar emaile dhe janë bërë shumë përpjekje duke i bindur që të vaksinoheshin dhe kur filloi shkolla shumica e studentëve ishin vaksinuar”, tha Gjata në Radar.

Për më tepër, Gjata theksoi se nuk ka pasur studentë të infektuar deri më tani në Fakultetin e Mjekësisë falë vaksinimit.

“Deri tani s’kemi pasur asnjë rast të studentëve të prekur nga COVID në universitetin e mjekësisë që nga fillimi i vitit të ri akademik. Kemi marrë masa, por i dedikohet edhe % shumë të lartë të të vaksinuarve”.

Tiranapost.al